Detajet/ Gjendet i vrarë në makinë 45 vjeçari, policia identifikon autorin

Një person është gjetur i vrarë brenda një makine në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, rreth orës 01:10 të së dielës.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale M.N dhe nga këqyrja e parë rezulton se është vrarë me armë zjarrri.

Nga të dhënat e para, policia ka mundur të bëjë identifikimin e autorit që dyshohet se ka kryer krimin dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut që coi në këtë fund tragjik për viktimën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion paraprak 

Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?