Detajet, ja vendet që kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë

Përballë krizës të shkaktuar nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, 32 vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë vendosur të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike, duke shënuar ndërhyrjen më të madhe të koordinuar në histori për të stabilizuar tregjet globale të energjisë.

Cilat vende kanë rezervat më të mëdha?

Kina

Swiss Digital Desktop Reklama

Kina konsiderohet si vendi me rezervat më të mëdha strategjike në botë. Edhe pse nuk publikon të dhëna zyrtare, vlerësohet se rezervat e saj kalojnë 1.1 miliardë fuçi. Ato janë të vendosura kryesisht në zonat bregdetare lindore dhe jugore, si Shandong, Zhejiang dhe Hainan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA zotëron rreth 415 milionë fuçi naftë në rezervat strategjike. Këto depo menaxhohen nga Departamenti i Energjisë dhe mund të mbulojnë rreth 200 ditë importe neto. Uashingtoni ka nisur tashmë lirimin e një pjese të këtyre rezervave për të përballuar krizën.

Japonia

Japonia ka rreth 470 milionë fuçi naftë në rezerva emergjente, të mjaftueshme për më shumë se 250 ditë konsum të brendshëm. Edhe Tokio ka filluar të përdorë rezervat për të përballuar mungesat në treg.

Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar disponon rreth 68 milionë fuçi naftë (bruto dhe produkte të rafinuara), të cilat mund të mbulojnë rreth 90 ditë konsum. Ajo është pjesë e planit të përbashkët të IEA-s për lirimin e rezervave.

Vendet e Bashkimi Evropian

Shtetet kryesore të BE-së mbajnë gjithashtu rezerva të konsiderueshme:

Gjermania-rreth 177 milionë fuçi

Franca-rreth 120 milionë fuçi

Spanja-rreth 150 milionë fuçi

Italia-rreth 76 milionë fuçi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?