Detajet nga atentati i djeshëm në Tiranë. Autori i veshur sport dhe me fytyrë të mbuluar, e ndiqte prej ditësh
News 24 raporton se nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton që atentatori e ka pritur tek dera e pallatit disa ditë. Po ashtu bëhet me dije se mëngjesin e djeshëm ai e gjurmoi nga dera e pallatit deri përballë Piramidës ku dhe e qëlloi me një plumb në qafë e tjetrin në shpatull. Ndërkohë që ka dyshime se arma e krimit mund të jetë pistoletë TT me silenciator. Po ashtu mësohet se policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja.Mësohet se disa kamera sigurie kanë kapur të dyshuarin.
Nga pamjet e kamerave, rezulton se autori është mësoburrë i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar, ndërkohë që ka dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë. Policia ka këqyrur apartamentin e viktimës dhe ka marrë në pyetje dhe bashkëshorten e tij, por nuk ka nxjerrë të dhëna të nevojshme për hetimin. Biznesmeni Behar Sofia ishte ndarë si çdo mëngjes me bashkëshorten pa pasur një axhendë specifike.
Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike. Po ashtu ai kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol, ndërkohë që posedonte disa markete dhe kopshte.