Detajet nga sherri, nipi e goditi me gur në kokë dhe të shoqit i nguli thikën në gjoks

Teksa vendi ynë është në ‘ethet e koronavirusit’, sherret nuk janë ndalur. Ditën e sotme raportohet se disa persona janë përfshirë në një sherr në Korçë.

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje. Sipas informacioneve dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë qëlluar me armë të ftohta.

Më tej bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pendavinj. Të plagosurit janë burrë dhe grua dhe inicialet e tyre janë B.L. dhe D.L.

Në bazë të informacioneve paraprake çifti i plagosur është qëlluar nga nipi 20 vjeçar, i gruas.

Gruaja është goditur me gur në kokë, kurse bashkëshortin e saj nipi e ka goditur me thikë në gjoks.

Po ashtu është thënë se dyshohet se i riu vuan nga çrregullimet mendore.

SHKARKO APP