Detajet/ Nxënësi u qëllua 6 herë me thikë, Policia shoqëron 5 persona

Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit. Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 5 persona, mes të cilëve edhe 3 të miturit që dyshohet se janë autorë të vrasjes. 5 personat janë shoqëruar nga policia, 3 prej të cilëve dyshohen si autorë të ngjarjes, dhe do të merren në pyetje. Ngjarja ndodhi pas orës së 6 të mësimit, teksa dy 14-vjeçarët, u sulmuan në një rrugicë nga 3 bashkëmoshatarët e tyre me grushta dhe më pas me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi ka ndodhur brenda 90 sekondave. Dyshimet e para janë se konflikti mes 5 të miturve ka ndodhur në rrjetet sociale.

 

 

SHKARKO APP