Detajet. Si u hodh nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” 60-vjeçari nga Rrësheni

Detaje të reja zbardhen nga vetëhedhja e pacientit 60-vjeçar nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Raportohet se 60-vjeçari është hedhur nga kati i tretë i spitalit, ku kishte 10 ditë i shtruar nga Covid-19.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte e agravuar, çka ka bërë që pacienti L. S. nga Rrësheni t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet pacienti është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, teksa kishte gjetur pikërisht një moment kur lëvizja e mjekëve dhe infermierëve ishte më e reduktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.

Kjo është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet Covid, “Shefqet Ndroqi” dhe “Infektivi”, brenda një periudhe të shkurtër kohore.BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?