DETAJET/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 4 të plagosur

Katër persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në qytetin e Vlorës.Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër.

3 nga të plagosur kanë marrë plagë në këmbë, ndërsa një i katërt është më rëndë, pasi plumbi e ka zënë në gjoks. I plagosuri me iniciale A.B është pronari i lokalit.

Nga të shtënat është plagosur dhe djali i tij me iniciale B.B, i cili dyshohet se pak kohë më parë ka qenë i përfshirë në një konflikt me thika pranë universitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?