Detajet tronditëse/ Autori i masakrës së Selenicës, pas vrasjes i dërgoi videon në “Facebook” …
Ritvan Zykaj njihej në Selenicë si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët. Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia. Ndonëse prokurori ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore, deri tani zyrtarisht nuk konfirmohet nëse ka apo jo.
Një tjetër element që vë në pikëpyetje shëndetin e tij është sjella e tij pas krimit. Ai nuk u vetëdorëzua, por si një triumfator nisi komunikimet në rrjetin social, duke shënuar një precedent të rrallë.
Autori i krimit të 8-fishtë, menjëherë pas vrasjes ka vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka. Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video. Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”. /Gazeta Panorama/
KOHA JONË SONDAZH

