DETAJET/ Tronditet Fushë-Kruja, qëllohet me armë biznesmeni

Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Dedja, pronar i një fasonerie në qytet.

Dedja është paraqitur i plagosur tek Qendra Shëndetësore në Fushë Krujë e më pas është dërguar tek Trauma. Ai u plagos pranë biznesit të tij. Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Krujë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?