Detaji tronditës i vrasjes, i riu shkoi në Astir për të varrosur gjyshen
Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “News 24″ detaje tronditëse nga vrasja e 28-vjeçarit, në zonën e Astirit, në Tiranë. Gazetarja Lala raporton se viktima Vilson Tafçiu (Noka) jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte ardhur në Astir për të varrosur gjyshen, që i kishte vdekur këto ditë
Viktima ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa kishte jetuar në Belgjikë dhe Francë, dhe ishte depërtuar para ca kohësh nga autoritetet franceze, për shkak të së shkuarës së tij.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person. Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është qëlluar me disa plumba, duke mbetur i vdekur.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.