Detyrimet e shtetit për largimet e padrejta nga puna, Malaj: Të dënohet kushdo që i bën

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë se detyrimet e shtetit lidhur me largimet e padrejta nga puna janë një nga pikat më të dobëta që kërkojë një zgjidhje të menjëhershme ligjore.

Sipas tij, kostoja që krijohet në rritjen e borxhit është shumë e lartë për një vend që ka sfida të mëdha për arsimin, shëndetësinë dhe të ulë deficitin për një rritej të qëndrueshme ekonomike.

Për të është e nevojshme që largimi i padrejtë nga puna për individin që e bën atë të quhet shpërdorim detyre dhe të dënohet në bazë të ligjit.

“Këta persona nuk duhen lejuar më të punojnë në administratën publike. Ka institucione në Shqipëri ku paguhen 3 drejtorë, ai aktuale dhe të tjerët të mëparshëm. Nëse nuk ndodh ky ndryshim nuk do të ketë zhvillim. Brenda mazhorancave qeverisëse në Shqipëri ka një luftë të brendshme dhe sa herë largohet një ministër bëhen ndryshime edhe në administratë dhe ky është një shpërdorim flagrant pushteti. Legjislacioni për administratën publike, presionet nga BE për moslëvizje të administratës janë bashkëkohore, por mentaliteti ynë vazhdon të jetë feudal”, tha për ”EuroNews Albania”.

SHKARKO APP