Deutsche Welle pasqyron protestën e opozitës në Tiranë

“Përkrahës të opozitës po protestojnë sot në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Protestuesit kanë qëlluar me gurë, bomba tymuese të improvizuara dhe sende të forta drejt institucioneve shtetërore”.

Kështu e ka raportuar prestigjiozja “Deutsche Welle”, protestëstën e opozitës.

Ndërkohë edhe media të tjera të huaja i kanë kushtuar hapësirë protestës së opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

AP/Washington Post

Swiss Digital Mobile Reklama

Mijëra përkrahës të opozitës shqiptare protestuan kundër qeverisë duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për lidhje me krimin e organizuar.

Protestuesit e udhëhequr nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, marshuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë me thirrje “Rama ik”. Ata mbajtën parulla anti-qeveritare, flamuj shqiptarë e të Bashkimit Evropian dhe hodhën gurë e sende të forta drejt godinës së qeverisë Ministrisë së Brendshme.

Demokratët akuzojnë edhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për përkrahje të aktiviteteve të lidhura me drogën të vëllait të tij. Para disa ditësh, vëllai i tij, Agroni, u vetëdorëzua te autoritetet italiane për të vuajtur dënimin e vitit 2012 për çështje droge.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që më 2009, pret nisjen e negociatave muajin e ardhshëm për anëtarësim në BE.

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?