Devijimi i avionit Ryanair dhe arrestimi i gazetarit/ Xhaçka: Shqipëria bashkohet me thirrjet për hetim ndërkombëtar

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi sot për devijimin e avionit ”Ryanair” dhe kërkoi lirimin e gazetarit Roman Protasevich. Ajo theksoi se Shqipëria bashkohet me thirrjet për hetim ndërkombëtar për këtë incident të rëndë dhe të rrezikshëm.

“E shokuar nga rrëmbimi i ‘Ryanair’. Shqipëria bashkohet me thirrjet për hetim ndërkombëtar për këtë incident të rëndë dhe të rrezikshëm dhe lirimin e Roman Protasevich”, u shpreh Xhaçka në një reagim në rrjetet sociale.

Një aeroplan udhëtarësh i kompanisë ”Ryanair” u ul në Vilnius të dielën në mbrëmje, pas një devijimi prej shtatë orësh në kryeqytetin bjellorus, Minsk. Fluturimi ”Ryanair FR4978” ishte rrugës për në kryeqytetin lituanez nga Athina, kur autoritetet bjelloruse e urdhëruan atë të kthehej dhe të ulej në Minsk, duke thënë se kishte një kërcënim të mundshëm të sigurisë në bord.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari i shquar i opozitës bjelloruse Roman Protasevich, i cili ishte një pasagjer në bord u arrestua. ”Pasagjerët dhe ekuipazhi kaluan rreth shtatë orë në Minsk para se avioni të nisej për në Vilnius”, deklaroi ”Ryanair”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?