Devijohet sërish trafiku në autostradën Tiranë – Durrës, ja ku

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi për një devijim tjetër trafiku në autostradën Tiranë – Durrës. “Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e “neë jersave” me “guardrela” në këto dy pika të saj.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim.

Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?