Dezinfektim të gjitha godinave universitare! Universiteti i Tiranës shpall procedurën. Kompanitë, paktën 3 aparate mjegulluese

Universiteti i Tiranës ka shpallur procedurën e prokurimit (kontratë shërbimi) për dezinfektimin e ambienteve. Afati për dorëzimin e ofertave është 20 marsi, pra dita e nesërme.

Referuar dokumenteve të shpalljes, kontrata do të lidhet për dezinfektimin e ambienteve të fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Fakultetit të Ekonomisë, Godina “Liria”, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Muzeu i Shkencave të Natyrës, rektorati i UT, Instituti i Fizikës Bërthamore si dhe godina të tjera që i përkasin Universitetit të Tiranës. Veç procedurave që duhet të ndjekë, licencat e certifikimi, kompanitë garuese duhet të disponojnë të paktën 3 (tre) aparate mjegullues me pompë më presion 400 lt, të montuar në një kamionçinë, të paktën 1 (një) Pajisje ULV për shërbimin në ambientet e UT, pajisje për deoaromatizim,për heqjen e erërave të këqija në zyra, dekanate, sallat e leksioneve etj.

Produkti që do të përdoret të jetë antibakterial dhe antivirocid, të jetë prodhim në një nga vendet e BE, të disponojë certifikate analize dhe certifikatë origjine të produktit” përcaktohet në dokumentet e tenderit. Grafiku i realizimit të këtij shërbimi do të jetë 3 ditë.

SHKARKO APP