Dezinfektohen gjykatat e vendit (VIDEO)
Sistemi i Drejtësisë ka marrë masa ekstreme ndaj situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka urdhëruar ndërprerjen e shërbimeve gjyqësore në vend, kjo si një masë parandaluese dhe për ruajtjen e shëndetit të stafit gjyqësorë. Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus ka sjellë dezinfektimin e sallave të gjyqit në të gjitha Gjykatat e vendit. Aktualisht po dezinfektohen sallat e Gjykatës së Apelit në Tiranë, dhe e njëjta procedurë do të ndiqet me të gjitha gjykatat e vendit. Kafazi ku qëndrojnë të dënuarit, sallat, zyrat dhe sallat publike, sekretariati, gjithçka që dezinfektohen në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit dhe të garantohet siguria e qytetarëve.