“DH Albania”, Policia shpall në kërkim ndërkombëtar 26-vjeçarin
Avdjol Dobi, përfaqësuesi i kompanisë “DH Albania”, që fitoi tenderin e ndërtimit të Unazës së Madhe me dokumente të falsifikuara është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se emri i 26-vjeçarit është shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe tashmë kërkohet bashkëpunimi me partnerët e Europol dhe Interpol për arrestimin e tij.
Ndërkohë, kërkesa për caktimin e masës së arrestit me burg është bërë nga Prokuroria, e cila e akuzon Dobin për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Vendimi i Prokurorisë për të kërkuar këtë masë shtrënguese vjen pas refuzimit të tre fletë-thirrjeve të dërguara në adresë të Dobit dhe biznesit të tij.
26-vjeçari ende nuk është gjetur nga policia dhe në bazë të sistemit TIMS, ai rezulton të jetë akoma në Shqipëri. Nuk përjashtohet mundësia që Dobi të jetë larguar nga vendi ynë pa u regjistruar në sistemin TIMS, ose në mënyrë ilegale. /Tv Klan/
KOHA JONË SONDAZH

