Dha dorëheqjen për konflikt interesi, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtarit Erion Bani

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Erion Bani nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja, pasi theksohet se ka konflikt interesi.

Çiftja ka qenë anëtarë e trupës në KPK që ka kryer vettingun për gjyqtarin Bani dhe e konfirmoi atë në detyrë. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Bani ka dhënë më parë dorëheqjen nga çështja, por në mënyrë të paprecedentë nuk i është pranuar nga gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka ndodhur, edhe pse gjykata është në dijeni të faktit se Çiftja ka firmosur për fatin e Banit në vetting dhe tashmë gjyqtarit i duhet të vendosë për fatin e anëtares së KPK që po përballet me drejtësinë. Çiftja është nën akuzë nga SPAK për fshehje të pasurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?