“Dhelprat e Ballkanit”, 4 shqiptarë në pranga për trafik droge
16 të arrestuar dhe një kile drogë e sekuestruar është bilanci i operacionit të koduar me emrin ‘Volpi dei Balkani’ (Dhelprat e Ballkanit) të kryer nga karabinierët e të nisur dy vjet më parë.
Sot në mëngjes janë bërë gjashtë arrestimet e fundit, katër shqiptarë e dy italianë, rezidentë në Tigullio.
‘Droga fshihej në pyje, brenda kontejnerëve që përdoreshin për shitjet e përditshme të kokainës, heroinës e marijuanës në tregjet e Sestri Levantes, Casarza Ligure, Lavagna dhe klientëve lokalë, midis tyre artizanë, tregtarë, sipërmarrës’, tha komandanti i kompanisë lokale të karabinierëve.
Dhjetë arrestime janë kryer në mars 2017, nisur me prangosjen e shqiptarit Taulant Hoxhaj, për të vazhduar me nëntë të tjerët në muajt në vazhdim, deri në blitzin e sotëm.