Dhelprat trembin Kryeministrin britanik: Po zhdukin kafshët e tjera

 

Parlamenti britanik kishte planifikuar të votonte ligjin e shumëdebatuar të gjuetisë së dhelprave, e cila ka një shekull që nuk lejohet në vend.

Kryeministri David Kameron kërkon ta rikthejë gjuetinë me argumentin se dhelprat po zhdukin kafshët e tjera.Mbështetësit e Kameron thonë se shtimi i numrit të dhelprave ka vënë në rrezik zhdukjen e kafshëve të tjera në Britani, por kundërshtarët hedhin poshtë këto argumente, duke rritur alarmin se kthimi i gjuetisë do të ndikonte në zhdukjen e dhelprave.

Gjithsesi votimi në parlament u shty për një tjetër arsye. Kameron i trembet një votë kundër, e cila më pas do të përdorej nga nacionalistët skocezë.

Partia Kombëtare Skoceze SNP ka planifikuar të përdorë votimin si një paralajmërim se ata nuk duhet të injorohen.

SNP madje ka marrë masat, duke njoftuar 56 deputetë të saj të votojnë kundër projekt-ligjit, edhe pse ky ligj nuk prek Skocinë, por vetëm Anglinë dhe Uellsin.

Ndërkaq jashtë parlamentit protestuesit anti-gjuetisë protestonin në mbështetje të ndalimit të veshur me maska dhelprash.

Gjuetia e dhelprave u ndalua në vitin 2004, por ligjet janë më të rrepta në Angli dhe Uells sesa në Skoci.

SHKARKO APP