Dhëndri qëllon me armë zjarri drejt familjes së gruas në Tiranë, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur
Një krim i rëndë ka ndodhur në familje mesditën e sotme në Paskuqan. Autori i krimit, është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.
Dyshohet se dhëndri ka qëlluar me armë zjarri drejt familjes së gruas së tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur. Dhëndri ka shkuar dhe ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin dhe një tjetër person.
Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë ndodhur sot në Tiranë.

Ramazan Hutra ka zbrazur kallashnikovin në drejtim të familjarëve të ish-gruas së tij, në zonën e Paskuqanit, duke lënë të vdekur dy persona e po ashtu dyshohet se ka plagosur edhe 3 të tjerë.
Deklarata e policisë:
Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.
Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.
—-
Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

