Dhërmiu, fshati i 30 Kishave

 

 Dhërmiu, fshati i dytë i krahinës së Himarës, është edhe fshati më i madh i bregut të detit, i  konsideruar si nje gur i çmuar i kurorës himariote.

Fshati i “shtëpive të bardha” të vendosura shkallë – shkallë në faqen e malit dhe këmbanoret e larta të kishave, dallohet jo vetëm për klimën dhe bregdetin magjik, por edhe për numrin e madh të kishave dhe për vlerat e tyre monumentale, etnografike, estetike dhe historike.

Kisha e Shën Stefanit. Monument Kulture i Kategorisë së Parë.Foto N.Bajramaj

Kisha e Shën Stefanit. Monument Kulture i Kategorisë së Parë.Foto N.Bajramaj

Ushtrimi i fesë ka qënë një konstantë e dhërmiotëve, edhe në kushtet e ateizmit gjatë periudhës 1967-1990, ndërsa banorët autoktonë të fshatit të Dhërmiut janë të besimit të Krishterë Ortodoks.

Dhërmiu ka rreth 30 objekte kulti 30 kisha dhe tre manastire, nga të cilat më i famshi është ai i Shën Theodhorit, Manastiri i Shën Marise, i vendosur mbi fshatin, dhe ai i Stavridhit.

Në 30 kishat e tij, dy kisha janë më të mëdhatë, ajo e Shën Harallambit dhe ajo e Shën Spiridhonit e rikonstruktuar në 1968.

Kisha e Ipapandisë, Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto N.Bajramaj

Kisha e Ipapandisë, Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto N.Bajramaj

Ndërkohë që Kisha më e vjetër është kisha e Shen Stefanit e ndërtuar nga themelet në shek. XII.

Pjesa më e madhe e kishave të Dhërmiut janë ndërtuar në shek. XVI-XVIII.

Kisha e Manastirit të Shën Mërisë, Kisha e Ipapandise dhe e Shën Stefanit janë të shpallura Monument Kulture të Kategorisë I.

Shumica e kishave të fshatit janë kisha të vogla të ndërtuara nga kurbetllinjtë.

Dhërmiu ka kishën e Shën Stefanit dhe Shën Mitrit, të cilat sipas Historisë së Shqipërisë kanë ndër afresket më të vjetra të Shqipërisë (shakullit Xll).

Raportet e shekullit 18 flasin edhe për përpjekje të bëra nga kisha katolikë, përmes urdhrit të Basilianeve për konvertimin e Himarës dhe veçanërisht Dhërmiun.

Kisha e Manastirit të Shën Mërisë. Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto N.Bajramaj

Kisha e Manastirit të Shën Mërisë. Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto N.Bajramaj

Këta hapën edhe një seminar për priftërinj në gjuhën shqipe.

Para Luftës së Dytë Botërorë fshati ka pasur rreth tetë priftërinj.

Në Himarë është përdorur një variant i Kanunit i emërtuar si Kanuni i Papa Zhulit. Festa e Shën Marise është një nga festat më popullorë të fshatit, sikurse Krishtlindjet, Pashkët dhe Uji i Bekuar.

Kishat Monument Klture

Kisha e Shën Stefanit e ndërtuar në shek. XII mbi themelet e një kishe më të vjeter.
Muret e saj të brendshme u pikturuan me afreske në vitin 1671. U pikturua me dorën e Mihalit dhe të Kostandinit nga Eparkia e shenjtit të Vellase, me kontributin e zoti Pano Gjonmara.

Kisha e Shën Kostandinit. Foto N.Bajramaj

Kisha e Shën Kostandinit. Foto N.Bajramaj

Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Kisha e Ipapandisë ( e mbiquajtur nga Ana Komnena si kishë Mbreterore) u rindërtua nga themelet në shek XV. Kjo kishë brënda saj ruan vlera unikale të pikturës murale si dhe një tavan dekorativ të zbukuruar me portretet e shenjtorëve.

Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Kisha e Manastirit të Shën Merisë i ka fillimet e ndërtimeve të saj në shek XIII. Salla e lutjeve dhe një kapel lindore u ndërtuan në shek. XIV-XV. Në pikturat murale që zbukurojnë kishën dallohen qarte tre faza të pikturimit. Në të kaluarën të gjitha ambientet e kishës kanë qënë të pikturuara. Është për t’u theksuar se këto piktura ngjallin intres të jashtëzakonshëm për vlerat etnografike dhe artistike. Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

SHKARKO APP