FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjergj Luca: Pa dajak nuk arrihet asgjë, “druni ka dalë nga Xheneti”… Kush të rreh të do!

Edhe kësaj here, ai, Gjergj Luca, i të bërit të gjërave siç di vetëm ai; me pak humor, pak parodi, pak cinizëm, e sigurisht edhe teatralitet komiku, na çoi te paradhoma e “dajakut” të oktapodit, atij që na vjen në pjatë i pjekur në skarë, apo në një nga mënyrat e shumta të servirjes së tij, veçuar ose me produkte të tjera të detit.

Gjergj Luca vazhdon të qëndrojë, ndoshta jo tamam në pikën e tij më të fortë, por e sigurt në bastionin e sekreteve të akuakulturave. Më shumë se të na tregojë se si përgatitet për trajtim kulinarik oktapodi, ai na njeh edhe me veçoroitë dalluese dhe cilësitë specifike, të një oktapodi nga një oktapod tjetër. Dhe ai e prezanton gjithë këtë në një mënyrë shumë origjinale, siç di vetëm Luca ta prezantojë produktin, para, gjatë dhe pas proceseve përpunuese dhe përgatitëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe si për ta mbyllur alla-Luca, ai shkruan në postimin e tij “Ka dhunë erotike por ka edhe kulinarie… Ne te Rozafa jemi kundër çdo forme dhune dhe ja oktapodin e çdo specie tjetër të detit e duam aq shumë sa përpara gatimit e trajtomë me dashuri!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?