Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha
Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Klodian Rashës, 25-vjeçarit, i cili u vra dje nga policia. Dhimbje dhe lot nga familjarët janë parë nga të gjithë, teksa arkivoli me trupin e të riut niset drejt varrezave të Sharrës.
Në ceremoninë mortore janë parë një numër i lartë qytetarësh, ku dhimbja e madhe ka bërë që të harrojnë edhe pandeminë. Kujtojmë që Klodian Rasha u ekzekutua me dy plumba nga një efektiv policie.
AI është arrestuar, pasi akuzohet se ka shkelur ligjin dhe ka tejkaluar kompetencat e detyrës.