Dhimbje, frikë, ankth/ Natë e vështirë për banorët në kampin e Thumanës

Banorët e Thumanës e Durrësit që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 qershorit kaluan një natë të vështirë për pasojë të reshjeve të shiut. Ndërsa mëngjesin e sotëm, qeveria vendosi ti largojë të gjithë nga kampet dhe ti strehojë në hotele.

Stuhia e shiut e vështirësoi jetën e banorëve që mbetën pa strehë nga tërmeti i 26 qershorit.

Çadrat në kampin e Thumanës nuk e përballuan intensitetin e reshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë u larguan nga kampi për tu strehuar në Shëngjin, por të shumtë janë ata që nuk duan të ikin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetëm një gjë doja ta pyesja kryeministrin. A ka nevojë ky popull për azil ekonomik apo nuk ka? A është kjo ekonomia dhe gjendja që po kalojmë”

Shumë familje ankohen se nën cadra kanë persona të sëmurë për të cilët kërkojnë më shumë vëmëndje.

“Njërin fëmijë e kam të sëmurë se e kam me probleme, tjetrin e kam bërë operacion. Këtu edhe derrat nuk jetojnë”

E vështirë ishte nata edhe për banorët e Durrësit të Strehuar në palestrat e shkollave.

Në mëngjes, të gjithë morën udhëzimin se prej aty do të transferohen në hotele përgjatë bregdetit ose deri në Kosovë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?