Dhimitër Kraja u shërua nga CoVid-19, Manastirliu: U rikthye në spitalin që i ka dedikuar jetën
Prof. Dhimitër Kraja u rikthye në spitalin që i ka dedikuar jetën, pasi fitoi betejën e tij me virusin e rrezikshëm, bën me dije ministrja Manastirliu.
“Siç kishte premtuar, prof. Dhimitër Kraja u rikthye në spitalin që i ka dedikuar jetën, pasi fitoi betejën e tij me virusin e rrezikshëm #COVID19! Dr. Luli siç e thërrasin të gjithë, po i jep një dorë stafit të palodhur të #Infektivit, për të cilët mbetet burim i pareshtur frymëzimi??”, shkruan ajo në facebook.
Ndërkohë djali tij Dj Viki, u shpreh në “ftesë në 5” në Top Channel se në momentin që ka mësuar lajmin është shqetësuar së tepërmi dhe se ka 40 ditë pa takuar të atin.
“Babai është rikthyer përsëri në detyrë dhe po u shërben shqiptarëve. Pak a shumë isha njoftuar deri diku (në lidhje me infektimin e babait, mjekut Dhimitër Krajën), por kur e pashë në media u shqetësova, më ra si bombë. Si të gjithë mjekët që bëjnë betimin e Hipokratit, sidomos babai im që është partizan i betuar i mjekësisë. Nuk di të të them sepse shumë gjëra familjes i mbahen të fshehta, shpresoj ta ketë kaluar sa më shpejt.
Jo jo, kam rreth 40 ditë pa takuar babin, mamin, motrën, jam i izoluar në shtëpi. Jam në pritje të vajzës. Në krahasim me fëmijën e parë, isha më shumë i emocionuar. Tani më shumë kam frikë se si do të sillem me vajzën, sepse me djalin jam si shok. Janë këto emocionet prindërore për herë të dytë. Fëmija është një bekim, çfarëdo të jetë djalë apo vajzë është një bekim (i pyetur nga drejtuesit e emisionit se çfarë do të dëshironin ai së bashku me Amandën, djalë apo vajzë)”, tha Dj Viki.