Dhimitri: Besa Shahini, ministrja më e arrirë në gafa tek kampi i Rilindjes
Besa Shahini, e cila mban postin e ministres së Arsimit që prej dhjetorit të vitit 2018 nuk ka ambicie për të vijuar më tej karrierën e saj politike në Shqipëri. Shahini ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.
Deputetja Fatjona Dhimitri, thotë se Shahini do të mbahet mend si ministrja e arrirë në gafa tek kampi i Rilindjes. Nga ana tjetër, deputetja komenton edhe për librat, ku nënvizon se ministrja Besa Shahini i ka dhënë nxënësve të këtij viti libra të ricikluar.
”Nuk do të shkojnë në shkollë, nëse do të shkojnë, do të jenë me orë të reduktuara, madje nuk kanë për të mësuar sepse pjesën më të madhe të ditës do ta kalojnë në shtëpi. Detyrat e shtëpisë i kanë zgjidhur shokët në vitet paraardhëse, pasi ministria po mendon për ta duke ju kaluar dorë më dorë librat e ricikluar dhe duke i mashtruar se po jep libra falas”,-shkruan ndër të tjera deputetja në facebook.
Postimi i plotë
Besa Shahini do ikë pasi “shkëlqeu” në performancën e saj si Ministrja më e arrirë në gafa në kampin e Rilindjes. Madje, u tregua aq “shpirtgjerë” sa për t’ua bërë më të kapshme lëndën ju dhuroi për kujtim nxënësve libra të ricikluar. Nxënësit që fillojnë shkollën këtë vit shkollor janë më të lumturit në botë!
Nuk do të shkojnë në shkollë, nëse do të shkojnë, do të jenë me orë të reduktuara, madje nuk kanë për të mësuar sepse pjesën më të madhe të ditës do ta kalojnë në shtëpi. Detyrat e shtëpisë i kanë zgjidhur shokët në vitet paraardhëse, pasi ministria po mendon për ta duke ju kaluar dorë më dorë librat e ricikluar dhe duke i mashtruar se po jep libra falas.
Kjo është arritja e madhe e Rilindjes në fushën e arsimit. U lodhën fëmijët një vit, ama të tjerët e kanë rrugën e shtruar. TURP!