Dhjetë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet
Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 10 persona. Sipas bluve të kryeqytetit, të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Dy prej të arrestuarve gjatë kontrollit fizik u është gjetur dhe sekuestruar kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 56 vjeç, me detyrë punonjës i Illyrian Guard, pasi ka goditur punonjësin e policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.
Ndërkaq, arrestime janë bërë edhe nga efektivët e Rrugores. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- E. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis;
- L. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe kokainë.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. T., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 31 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 56 vjeç, me detyrë punonjës i Illyrian Guard, pasi ka goditur punonjësin e policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-A. V., 33 vjeç, Sh. L., 54 vjeç, O. M., 36 vjeç, A. A., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
-L. K., 24 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
- Më datë 07.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G. M., 26 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.