Dhjetëra infektime në shkolla, Evis Kushi mes dilemës për të bërë ministren apo sekretaren e partisë
Evis Kushi mesa duket ende gjendet mes dilemës për të ushtruar detyrën që iu besua nga kryeministri Edi Rama si ministre e Arsimit, apo të vijojë të jetë një sekretare e partisë duke organizuar takime elektorale në zonën ku ajo ia doli të bëhej deputete e PS-së, në Elbasan.
Për Kushin duket më e thjeshtë të kërkojë vota pa bërë asgjë, se sa të nisë përballjen me problematikat e shumta që e kanë përfshirë sistemin arsimor në vend, sidomos kur raportohen dhjetëra rastesh infektimesh me koronavirusin në radhët e mësueve, stafeve arsimore, apo edhe të vetë nxënësve.
Pasi e nisi javën duke çuar të bijën në shkollë, Kushi vijon të ruajë aromën e kafes turke që iu servir në Kryeministri ku iu dorëzua dhe posti i ministres nga Besa Shahini, e cila u largua nga malli për bashkëshortin e saj në Kosovë, shfaqet sot në Elbasan ku mori pjesë në një takim me strukturat e Njësisë Nr. 4 në Elbasan, ku në fokus kryesor, siç thotë ajo, ishte fillimi i mobilizimit për të siguruar një mandat tjetër qeverisës të PS-së.
“Së bashku me Gledin zhvilluam sot një takim me strukturat e Njësisë Nr. 4 në📍#Elbasan, ku në fokus kryesor ishte fillimi i mobilizimit për të siguruar një mandat tjetër qeverisës të #PS🌹.
Më shumë punë e vullnet, si dhe komunikim e vëmendje maksimale për shërbimet ndaj qytetarëve, janë pikërisht busulla jonë orientuese që do të garantojë fitoren e padiskutueshme më #25Prill të vitit të ardhshëm”, shprehet Evis Kushi në rrjetet sociale teksa publikon dhe momente nga takimi me socialistët e Elbasanit.
https://www.facebook.com/kushievis/posts/130624408753002