Dhjetëra raste çdo ditë, ja ku përfundojnë makinat luksoze të sekuestruara nga Policia
Pak herë është dëgjuar për tenderin e makinave të sekuestruara nga shteti, forcat e policisë dhe aspak informacion rreth atyre që i blejnë, të ardhurat që krijohen, procedurat që ndiqen etj.
Me qindra automjete që sekuestrohen, përfshi edhe motorët, mbeten në magazinat e shtetit, nën administrimin e Policisë së Shtetit.
Tërheqja e këtyre automjeteve nga pronarët kërkon procedura të gjata dhe kosto.
Të gjithë jemi në dijeni se institucionet shtetërore kërkojnë të blejnë automjete të reja, me vlera që i kapërcejnë disa milionë lekë.
Në Kuvend pritet të mbërrijë së shpejti një projektligj i hartuar nga ministria e Mbrojtjes i cili parashikon që automjetet dhe mjetet lundruese të sekuestruara nga policia t’i kalojnë për administrim Rezervave Materiale të Shtetit.
Projektligji parashikon që automjetet rrugore të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente, apo ato që janë të paregjistruara e të pajisura me leje qarkullimi, të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga policia dhe që nuk janë objekt ruajtje në cilësinë e provës materiale, t’i kalojnë për administrim Rezervave Materiale të Shtetit.
Po kështu do të veprohet edhe me mjetet lundruese të sekuestruara nga policia.
KOHA JONË SONDAZH

