Dhjetëra shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Vlorë, banorët kalojnë mbrëmjen jashtë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme. Epiqendra e tërmetit ishte 23 km në juglindje të Vlorës, ose 16 km në lindje të Orikumit.
Mësohet se tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta. Të terrorizuar banorët e kanë kaluar natën jashtë. Bashkia Selenice konfirmon se dhjetëra shtëpi janë të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Vermik, Matogjin dhe Bashaj. 10 shtëpi janë dëmtuar në Vermik dhe mbi 5 -6 shtëpi në Bashaj dhe mbi 5 shtëpi në Matogjin.
Banorët e këtyre fshatrave e kanë kaluar natën jashtë pasi janë ndier të frikësuar. Banorët kanë frikë të kthehen në banesa, pasi tërmetet kanë qenë të njëpasnjëshme. Në Bashaj janë rrëzuar gurë nga mali dhe është bllokuar edhe rruga pasi ka dëme të konsiderueshme.
Rreth orës 20:10 një tërmet me fuqi 4.8 ballë, ka lëkundur disa qytete të jugut të vendit. Tërmeti është ndjerë në Fier, Vlorë dhe Tepelenë.
KOHA JONË SONDAZH

