Dhjetëra të shoqëruar për atentatin në Fushë-Krujë, në vendngjarje edhe Gledis Nano

Pas atentatin të sotëm në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha, po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka bërë një analizë në Fushë Krujë për ngjarjen, me pasojë vdekjen e tre personave.

Grupi hetimor nga policia e Durrësit dhe policia Kriminale po analizon provat e rrethanave të ngjarjes, ku po kryhet mbledhja e kamerave në një territor të gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aty po vijon krehja e zonës edhe me kamera termike, ndërsa deri më tani në Durrës, Kruje e Fushë Krujë ka dhjetëra të shoqëruar, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Të shoqëruarit janë kryesisht persona me precedent të mëparshëm penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?