Dh@na dhe ab@zimet në Shqipëri, Psikiatria: Ja çfarë nuk funksionon

Dhuna në familje, kryesisht ndaj grave që shkuan deri në tentativa të paimagjinueshme të djegies, kanë rikthyer problematikën e funksionimit të mekanizmave mbrojtëse që parashikohen në ligjin shqiptar. Për mjeken psikiatre këto raste më shumë se sa probleme të shëndetit mendor, janë pjesë e formimit të individëve dhe zbehjes deri në injorim të rolit të familjes. Ndërsa nënvizon se mekanizmat mbrojtëse të institucioneve ligjzbatuese nuk funksionojnë dhe nuk garantojnë mbrojtje.

”Familja po degradon në ngjarje të tilla dhune, në marrëdhëniet e ngushta familjare, edhe për arsye krejt banale, ku vëmendjen do ta tërhiqja në organet ligjore. Atje ku kërkohet ndihma, në polici, dhe sa funksionojnë urdhrat e mbrojtjes. Kam vënë re që pas tij vepra penale është kërcënimi më i rëndë, deri në vrasje”, thotë për A2, Nikolina Bode, mjeke piskiatre në Korçë. ”Jo gjithmonë dhuna është baraz me sëmundje mendore. Dhuna mund të jetë pjesë e natyrës së individit dhe zakonisht është edukim gjatë rritjes dhe zhvillimit”.

Edhe sa i takon rasteve të abuzimeve seksuale, veçanërisht më të mitur, mjekja psikiatre i referohet edukimit të individit, dhe si masë parandaluese shikon ashpërsimin e masave të dënimit. Familja, edukimi dhe natyrisht funksionimi si duhet i mekanizmave mbrojtëse të institucioneve ligjzbatuese, janë trinomi që mund të parandalojë rastet e dhunës në familje, fenomen ky që prej vitesh është pjesë e shoqërisë sonë dhe që ka sjellë pasoja mjaft të rënda.

SHKARKO APP