Dh@na që i mori jetën Eglit, Avokati i Popullit nis verifikimet për procedurat e autoriteteve: E vërteta do të zbulohet

Egli Proga humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit, dhe në orët që pasuan u shoqërua me një sërë paqartësish mbi dinamikën, por shumë shpejt u mësua se humbi jetën nga dhuna. Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Njoftimi i plotë

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta.

Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje. Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.

SHKARKO APP