Dh@noi grekun, policia shpall në kërkim shqiptarin! Larje hesapesh për…

Një 41-vjeçar grek është marrë peng dhe është dhunuar në Kostur, zonë që është afër kufirit me Shqipërinë. Ai ka hipur në mirëbesim në automjetin që drejtohej nga një 37-vjecar shqiptar, i cili nën kërcënimin e një pistolete dhe duke përdorur dhunë e ka çuar atë në një zonë pyjore të Kosturit.

Greku ka arritur të lirohet dhe ka denoncuar rastin në polici. Policia ka arritur të identifikojë mjetin e rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qira. Mjeti është pikasur në zonën e Kosturit, ku brenda tij kanë qenë një 29-vjeçar grek si pasagjer dhe si drejtuese një greke. 29-vjecari ka marrë mjetin me qira dhe ja ka dhënë shqiptarit për të kryer pengmarrjen. Policia ka arrestuar çiftin grek dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.

Fjala është për larje hesapesh për çështje droge. 29-vjecari grek dhe 37-vjeçari shqiptar rezultojnë të arrestuar në 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë liruar më pas. Shqiptari ishte arrestuar pasi rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe 3.000 euro gjobë për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme.

SHKARKO APP