Dh@noi Klea Prengën, por Marinela Berisha nuk shkon në burg. Ja vendimi i Gjykatës

Marinela Berisha nuk do të shkojë në burg, por në ”arrest shtëpie”. Ky është vendimi që ka dhënë sot Gjykata e Tiranës për veprën penale të dhunës që kjo e fundit bashkë me të motrën, Antonela Berisha, ushtruan ndaj Klea Prengën. Kurse ”detyrim paraqitje” për ish-banoren e ”Big Brother Albania Vip 1”.

Në fakt seanca gjyqësore do mbahej ditën e djeshme më 17 tetor, por për shkak të arsyeve të Mariela nuk ishte e pranishme-arsyeja nuk dihet ende seanca u shty për sot në orën 12:00.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet.

Sipas modeles ngjarja ka ndodhur të martën e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

 

 

SHKARKO APP