Dhoma Amerikane e Tregtisë: Qeveria të mbledh në fillim taksat e të pasurve

Dhoma Amerikane e Tregtisë i propozon qeverisë shqiptare në paketën fiskale 2016 të thjeshtëzojë taksat. Në një intervistë për Tv Klan, Presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Crowford thotë se ky sistem taksash i çon qytetarët drejt shmangies së tyre.

Mark Crawford, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë: “Unë nuk pres që qeveria të kalojë nga progresiv në të thjeshtë, por unë jam gjithmonë për thjeshtëzim të taksave. Të mos ketë shumë përjashtime, pasi ka shumë mundësi që njerëzit të harxhojnë gjithë ditën duke u përpjekur që të shmangin ato që duhet të paguajnë”.

Sipas Presidentit të Dhomës Amerikane në një vend të varfër si Shqipëria, mbledhja e taskave nuk duhet të orientohet tek pagat, por atje ku gjenerohen më shumë të ardhura, si përshembull në pasuritë e patundshme.

Mark Crawford, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë: “Nëse shohim ku eshtë pasuria sot në Shqipëri? A është tek rrogat? Jo. Njerëzit e pasur ku i kane paratë, në pasuritë e patundshme. Në Shqipëri duhet të jemi të foskusuar në mbledhjen e tatimeve tek ata që kanë para. Të mendojmë tatim mbi pasurinë e patundshme”.

Dhoma amerikane e  vlereson aksionin e qeverisë kundër informalitetit, por e këshillon qeverinë që të bëjë kujdes që ai të mos jetë selektiv, duke i përcjellë edhe mesazhin e një tregtari të lagjes ku banon, që nëse duhet të paguajnë, atëherë këtë duhet ta bëjnë të gjithë.

SHKARKO APP