Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i jep “RTV Ora News” çmimin për Exit Poll-in

 

Ashtu si është tradita Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka ndarë çmimet e sipërmarjeve më të mira gjatë këtij viti. Midis bizneseve të tjera televizioni Ora News u vlerësua si media më e mirë e këtij viti me sondazhet dhe Exit Poll-et të zgjedhjeve 21 Qershor 2015. Duke marrë çmimin, drejtorja e lajmeve të Ora News u shpreh se ky vlerësim do të shërbejë si motivim për të punuar më tej në rritjen e cilësisë, duke qëndruar në anën e qytetarëve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në një mbrëmje gala ka ndarë çmimet e përvitshme për personalitetet të shtetit shqiptar, drejtues institucionesh, por edhe kompani dhe ndërmarrje të rëndësishme.

RTV Ora News i është akorduar çmimi “Media më e mirë e vitit 2015” me sondazhe dhe Exit-Poll të zgjedhjeve të 21 qershorit 2015.

Nikolin Jaka: Faktikisht shumë veta na bëjnë pyetje, po pse çdo vit, pse çdo vit Ora News?! Sepse çdo vit qëndron afër Dhomës së Tregtisë dhe çdo vit qëndron afër sipërmarrjes dhe realisht është ndër sipërmarrësit që pasqyron me objektivitet lajmin që sipërmarrja i jep.

Ky çmim vjen me motivacionin për kontribut fisinik në shërbim të qytetarëve me sondazh dhe Exit Poll të zgjedhjeve të qershorit 2015, duke dëshmuar paanshmëri, profesionalizëm dhe integritet të pakonkurueshëm.

Drejtorja e Informacionit, Ilva Tare tha se ky vlerësim është motivim për punuar më tej në rritjen e cilësisë, duke qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve.

Ilva Tare: Çmimet rëndojnë në fakt dhe ne i marrim si përgjegjësi dhe si vlerësim për të bërë punë më të mirë. Nuk është gjithmonë e lehtë, media aleate me publikun dhe me të vërtetën, por shpesh herë e vërteta të vë në konflikt me ata që jetojnë se e kanë zotërimin e tyre të plotë, edhe me politikën shpesh herë. Zoti Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi ka zgjedhur gjithmonë që të jetë në anën e publikut, pavarësisht kostove që ka marrë.

Në mbrëmjen gala mori pjesë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Zv/Kryeministri Niko Peleshi. Zoti Peleshi teksa u vlerësua me çmimin e mirënjohjes për kontributin e dhënë në mbështetje të biznesit dha një lajm të mirë për sipërmarrjen.

Niko Peleshi: Qeveria shqiptare në vendimin e fundit të vet do ti japë një dorë fuqizimit të dhomave, përmes anëtarësisë tashmë të detyruar për Dhomën e Tregtisë, një projektligj që do të kalojë në Parlament. Sapo më tha zoti Meta që do të bëjmë të pamundurën që takalojmë shumë shpejt dhe kjo do t’i japë komunitetit të dhomave një impuls të ri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, për të disatin vit radhazi ka vlerësuar me çmime të ndryshme shumë biznese të suksesshme në vend.

SHKARKO APP