Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga qeveria ligj për sigurimin e detyrueshëm

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga qeveria hartimin e një ligji për sigurimin e detyrueshëm të të gjitha banesave dhe sipërmarrjeve.

Nikolin Jaka thotë se ndërgjegjësimi i qytetarëve nuk duhet të ndodhë vetëm në rast fatkeqësie ndërsa apelon orientimin e tyre drejt kompanive të sigurimit.

Nikolin Jaka: Do bëja një ftesë të hapur për qeverinë shqiptare dhe klasën politike në tërësi që të heqë dorë nga mbledhja e kontributeve për të mbuluar dëmet e shkaktuara tërmetet, zjarret, ujërat dhe dëmet që shkaktohen, por që mbulohen nga industria e sigurimeve.

Për bizneset tha ai është e patolerueshme mungesa e informacionit sa i përket sigurimit.

Nikolin Jaka: Përfitoj nga rasti për ti bërë një thirrje sipërmarrjeve që shuma që paguhet është simbolike në krahasim me atë që përfiton kur ti ke edhe hallin dhe problemin brenda kompanisë apo sipërmarrjes.

Rezulton se Shqipëria ka mesataren më të ulët në rajon për shpenzime për frymë sa i përket sigurimit të pronës dhe jetës. Thirrja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë vjen pas tërmetit të 21 shtatorit ku me qindra shtëpi pësuan dëme të konsiderueshme.

SHKARKO APP