”Dhoma në qeli si hotel”, Alda tregoi për Nuredin Dumanin. Ndërpritet linja e internetit, pezullohen dy policë burgjesh

Alda Nikolli foli për tritolin që shpërtheu në banesën ku jetojnë në Elbasan, dhe për të fshihet Nuredin Dumani, i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë. Ajo thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh me të pandehurin e drejtësisë përmes SKYPE, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime. Për këtë drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit. Sipas saj Dumani e ka kërcënuar, pasi ajo ka shkuar në SPAK dhe ka treguar komunikimet me të. Në burgun 313 gjithashtu ka ndodhur një përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli. Nuredin Dumani ka dhunuar Nikollin si dhe e ka gjobitur atë.

SHKARKO APP