Dh*una e burrave ndaj koleges Açka, por Basha komenton nga banesa
Njëjtë si seanca plenare e së hënës, edhe puna në Komisionet Parlamentare është në kaos. Këtë herë sherri ndodhi brenda PD-së.
Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nuk lejuan kolegen e tyre të PD-së, Flutura Açkën që është kryetarja e Komisionit të Medias, që të mbahet mbledhja. Mes tyre pati tensione, edhe fizike nga ana e Nokës, gjë që çoi në akuza pas akuzave. Noka shkuli me forcë mikrofonin e drejtueses së mbledhjes.
Bardhi nuk kurseu as kolegen Merita Bakiu, e cila e cilësoi grupin e Rithemelimt palë me mazhorancën. Noka dhe Bardhi kishin vendosur edhe zhurmues në sallë. Mbledhja zgjati vetëm pak minuta e më pas nuk vonuan reagimet e protagonistëve të sherrit, Flutura Açkës, Gazment Bardhit por dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Teksa quan burrecë të vegjël Bardhin dhe Nokën që u përplasën me Flutura Açkën, Basha nënvizon se për të kjo provon sesa të dobët që janë. Bardhi thotë se Basha është i paburrë që keqpërdor zonjat, pasi vetë qëndron në shtëpi dhe shton katet në kullat.
Vetë Flutura Açka në një deklaratë për mediat pas përplasjes me Nokën e Bardhin tha se kjo formë e të bërit opozitë duke shkaktuar kaos në Kuvend nuk i ka nxjerrë në dritë.