Dhuna e PS ndaj gazetarit dhe grup-xhirimit të Ora News, “Reporterët pa Kufij”: Hera e dytë brenda një jave në prani të Veliajt

Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” reagon pas dhunës që mbështetës të PS dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ushtruan ndaj gazetarit Ronaldo Sharka dhe grupit të xhirimit të Ora News.

Sipas “Reporterëve paa Kufij”, “Ekipi i Ora News është sulmuar nga mbështetësit e Partisë Socialiste, partisë në pushtet. Një pengesë e dytë për lirinë e shtypit brenda një jave, në prani të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Reporterët pa Kufij” bëjnë thirrje për hetim dhe kërkim ndjese nga liderët politikë”, në këtë rast kryebashkiaku Veliaj. /Ora News

SHKARKO APP