Dhu*na ndaj 3-vjeçares, Prokuroria kërkon burg për edukatoren. Arrestohet nga Policia

3-vjeçarja e cila u dhunua dhe iu thye këmba në kopshtin e palicenuar ”Stinët” në zonën e ”Ali Demit” në Tiranë, ka bërë që këtë mbrëmje qytetarët të dalin në protestë. Nga ana tjetër, Prokuroria Tiranë kërkon ”arrest në burg” për edukatoren Majlinda Dehima, e cila është arrestuar nga Policia e Tiranës.

”Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim M. D., për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, të parashikuar nga neni 124/b/1 i K.Penal.

Kjo masë u kërkua menjëherë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme, më dt. 09.11.2023, të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb), i cili është mbajtur më dt. 08.11.2023. Me shkresën nr. 9538/1 prot., dt. 08.11.2023, protokolluar në Prokurori me nr. 10983 prot., dt. 09.11.2023, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përcjellë aktin e ekspertimit mjeko-ligjor.

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kryen veprimet e tjera procedurale për dokumentimin e faktit, në kuadër të procedimit penal nr. 7527, i regjistruar pas kallëzimit mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr.1, për Veprën Penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal”,-njofton prokuroria.

SHKARKO APP