Dhuna ndaj bluzave të bardha, mjekët sërish në protestë

Mjekët e spitalit të Shkodrës por edhe ata të QSUT-së kanë dalë edhe sot në protestë, kundër dhunës së ushtruar nga pacientët. Në Shkodër puna në spital është ndërprerë përkohësisht. Në Tiranë, protestës së tyre pritet ti bashkohet edhe zv/ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Edhe ditën e djeshme ata protestuan, duke deklaruar se ndihen të kërcënuar për jetën dhe në presion gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj kërkuan siguri fizike në punën e tyre.

Rasti i fundit në QSUT ishte ushtrimi i dhunës ndaj mjekes specializante që ndodhi javën e kaluar. Një tjetër problematikë që ngrejnë mjekët specializantë është edhe mungesa e pagësës për periudhën katër vjeçarë të specializimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?