Dhuna ndaj fëmijëve në Durrës, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Durrësit njoftoi sot se ka nisur procedimin për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve, parashikuar nga neni 124/b të Kodit Penal, pas pamjeve të transmetuara në emisionin ‘Stop” të televizion ‘Klan”, të datës 31.03.2016.

Sipas urdhërit të regjistrimit të procedimit penal, Prokuroria e Durrësit shprehet se:

Në emisionin e TV KLAN, “STOP”, të datës 31.03.2016, jemi vënë në dijeni lidhur me një ngjarje të denoncuar nga ky emision, ndodhur në Shtëpinë e Foshnjes, Durrës, që ka të bëjë me të dhënat për përdorimin e dhunës nga kujdestarja e kësaj shtëpie ndaj një fëmijë të moshës tre vjeç, fakt i cili, nga të dhënat e pasqyruara, përbën elementë të figurës së veprës penale të keqtrajtimi i të miturit, parashikuar nga neni 124/b të K.Penal.

Për sqarimin e rrethanave të treguara është e domosdoshme dhe nevojitet kryerja e veprimeve hetimore paraprake të mëtejshme për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të faktit penal dhe individualizimin e përgjegjësive penale përkatëse.

SHKARKO APP