Dhuna ndaj gazetarit, Spahiu: Drejtori dhe ministri i policisë frikacakë
Ish-deputeti i Dibrës, Përparim Spahiu ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit, Enver Doçi.
Sipas Spahiut, kishte menduar që gazetari mund të sulmohej nga nëpunës apo biznesmenë të zonës, por jo nga drejtuesit e policisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Përparim Spahiu thekson se shefi i policisë, drejtori dhe ministri i policisë kanë qenë dhe janë frikacakët më të mëdhenj, por që kur kanë pushtin bëhët të fortë nga Edi Rama.
“Enver Doçi është nga ata gazetarët e guximshëm ku të guximshme punën e tij e ka bërë dhe gjeografia e zonës ku punon.
E kisha menduar që mund të sulmohej nga drejtorë a nëpunës banditë apo dhe biznese ku normalisht janë të shumta dhe preken mjaft interesa.
Mbase se kisha menduar që do të sulmohej e rrihej keqas nga policia por paskam gabuar, pasi, shefi i policisë, drejtori i policisë, ministri i policisë, ka qenë dhe është frikacaku, që kur ka pushtet bëhet i fortë, Edi Rama. Ai është inspiruesi shpirtëror i dhunës, por dhe i ligjeve dhunuese në 6 vite qeverisjeje. Kur godet popullin tënd, fundi është i afërt”, thekson ai.
KOHA JONË SONDAZH

