Dhuna ndaj Kryeredaktorit të “KJ”, Biberaj: Fjalën e lirë nuk e burgos dot mafia në pushtet

Arrestimi dhe dhuna e ushtruar mbrëmjen e së premtes ndaj Kryeredaktorit të “KOHA JONË”  Qamil Xhani, i cili po ushtronte detyrën e tij, ka shkaktuar një lumë reagimesh jo vetëm nga gazetarët, por edhe në opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje të paprecedentë ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj.

Përmes rrjeteve sociale, Biberaj shprehet se fjalën e lirë nuk e burgos dot mafia në pushtet!

Swiss Digital Desktop Reklama

“TË LIROHET URGJENTISHT NGA BANDAT POLICORE KRYEREDAKTORI I GAZETËS “KOHA JONË” QAMIL XHANI!

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur miq,

Banditët me uniforma policie kanë arrestuar kryeredaktorin e gazetës “Koha Jone” gazetarin Qamil Xhani, i cili duhet liruar urgjentisht, pasi fjalën e lirë nuk e burgos dot mafia në pushtet!”, shprehet Biberaj.

TE LIROHET URGJENTISHT NGA BANDAT POLICORE KRYEREDAKTORI I GAZETES “KOHA JONE” QAMIL XHANI!
Te dashur miq,
Banditet me…

Pubblicato da Aleksander Biberaj su Venerdì 11 dicembre 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?