Dhuna ndaj Kryeredaktorit të “KJ”, Meta: E frymëzuar nga nivelet më të larta të Qeverisë dhe policisë

Arrestimi dhe dhuna e ushtruar mbrëmjen e sotme nga policia e shtetit ndaj Kryeredaktorit të “KOHA JONË” Qamil Xhani, mu para redaksisë së gazetës, ka shkaktuar një lumë reagimesh jo vetëm nga gazetarët, por edhe në opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje të pa precedentë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Dënoj me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së shëmtuar dhe të dënueshme, të ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e efektivëve të caktuar të Policisë së Shtetit.

Dhunimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, z.Qamil Xhani, pranë ambienteve të redaksisë dhe ndalimi i tij për disa orë, është tregues se dhuna ndaj përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile është e frymëzuar dhe e organizuar në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Policisë.

Përsëris thirrjen publike dhe e nxis Prokurorinë të reagojë menjëherë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore, pa më të voglën zvarritje, frymëzuesit dhe autorët e dhunës ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias.

I ftoj të gjitha organizatat ndërkombëtare të gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri.

I garantoj të gjithë gazetarët e lirë dhe të pavarur se, NUK DO TË LEJOJ KURRË INSTALIMIN E MODELIT LUKASHENKO NË SHQIPËRI.

Dënoj me forcë përsëritjen e rasteve të dhunës së shëmtuar dhe të dënueshme, të ushtruar ndaj gazetarëve, nga ana e…

Pubblicato da Ilir Meta su Venerdì 11 dicembre 2020

SHKARKO APP