Dhuna ndaj mjekut, ish-deputetja: Mos guxoni t’i prekni, janë heronj në këtë sistem të kalbur

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka reaguar ndaj rastit të mjekut dermatolog, Zef Doda të dhunuar në Lezhë.

Në një status në rrjetet sociale, ajo tregon kushtet e vështira në të cilat punojnë si shkak i sistemit aktual shëndetësor.

Reagimi i plotë i Pampurit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeket vijojne te jene si objekt katarsisi per qytetaret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjeket te cilet punojne ne kushte skandaloze, me nje fluks te paperballueshem, me mungese medikamentesh, aparaturat nuk perballojne fluksin e pacienteve, e nga ana tjeter Edi Rama, ne delir, perserit qe per cdo problematike qytetaret te denoncojne.
Po ke te denoncojne? Ramen, qe ne vend qe te mendonte per plotesimin e nevojave te pacinteve me medikamente, per shtimin e hapesirave te urgjencave ne QSUT, per shtimin e paisjeve egzaminuese, per permiresimin e kushteve ne pavione, e per motivimin e mjekeve, i dergoi miliona euro per t’i kthyer qoken, klientes se check-up- it. E paturpesisht i nxit qytetaret te denoncojne e dhunojne mjeket. Sot mjeket jane shnderruar ne gladiatore, para se te nisen per ne pavion, duhet te pajisen me heshta e mburoja, qe te mund te mbijetojne ne nje sistem anarshist te kryesuar nga diletante te uritur per para e pushtet. Mjeket mos guxoni ti prekni e cenoni. Ata jane heronj, qe sherbejne ne kete sistem te kalbur shendetesor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?