Dhuna ndaj një homoseksuali, arrestohet shqiptari në Xhenova

Tre të rinj u arrestuan për rrahjen barbare të një 44 vjeçari, brenda në një autobus të Xhenovës. Ngjarja mësohet se ndodhi më 14 korrik, dhe në bazë të hetimeve të rinjtë mes të cilëve edhe një shqiptar, e kanë rrahur 44-vjeçarin, pasi menduan se ai ishte homoseksual.

Jurgen Ndrelalaj 18 vjeç, Lorenzo Xhuliani, 19 vjeç dhe Federiko Burlando, 19 vjeç,  u arrestuan të dielën në Itali për  një ngjarje që ka si motiv homofobinë. “Ai ishte trukuar në fytyrë si një homoseksual dhe e godita bashkë me të tjerët,” – tregoi për policinë Ndrelalaj”.

Për arrestimin e tre të rinjve ishte vendimtare dëshmia e studentes shqiptare, Megi Burhamaj, e cila, së bashku me një kamariere 20 vjeçare ishin nën hetim për “tentative vrasje”. Ajo tregoi gjithçka, pasi kishte parë një emision televiziv, ku ishte përshkruar dhuna ndaj 44 vjeçarit.

“Kuptova që ishte rëndë dhe u ndërgjegjësova për atë që i kishin bërë. U përpoqa t’ua thosha, por ata, si mua dhe mikes time Beatriçe, na kërkuan të shikojmë punët tona, ta harronim atë histori”. 19 vjeçarja shqiptare, Megi Burhamaj mohon që motivi i dhunës ekstreme të ishte homofobia. Sipas saj, shkak për konfliktin ishin bërë komplimentet që miku anglez i baristit 44- vjeçar u kishte drejtuar dy vajzave. Duke iu referuar mediave italiane, pas ngjarjes baristi 44 vjeçar i kishte treguar të fejuarës, se shkak për konfliktin ishte bërë njëra nga vajzat, që i kishte thënë: “Pse ma shikon të dashurin, mos je gjë gay?”.

Pas ngjarjes të  arrestuarit rrezikojnë të dënohen secili deri në 10 vjet burg.

SHKARKO APP